Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për kanosje me armë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit jugu në Prishtinë , është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosjeje.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:30 , në lagjen Emshir në Prishtinë.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar  një armë e tipit SIG SAUER 7.65mm me pesë (5) fishekë si dhe një sasi e substancës narkotike (kanabis sativa).

Personi i dyshuar:

– A. K. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

me rekomandimin e prokurorit të shtetit, dërgohet në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për veprat Kanosje, Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje