Sot nga njësite policore të stacionit të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,kryesisht vjedhje nga veturat.
Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:
– A.G. mashkull,31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i kërkuar që nga muaji gusht i vitit 2022).
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 7 raste të vjedhjeve të rënda.