Sot nga njësite policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhë në periudhën qershor-nëntor 2022, kryesisht në fshatin Mramor.
Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar.
Pjesë e aksionit ka qenë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse (vendbanimi i të dyshuarit), i cili është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore, ku janë gjetë dhe sekuestruar, një armë gjuetie si dhe dëshmi që ndërlidhen me disa raste të vjedhjeve të rënda.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.