Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje dhe vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhë në gjatë muajit shtator 2023, në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në zonën e stacionit policor Veriu në Prishtinë.
Puna e hetuesve të stacionit policor është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:
– G.B, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 5 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.