Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për disa vepra penale të vjedhjeve

Mitrovicë, 30 nëntor 2021
Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri (3) raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhjeve të rënda’, raste këto të raportuara në muajin e fundit në Mitrovicë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane, shtëpi dhe çanta krahu.
Mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin K. U.,19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në tri lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje