Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më datë 10.09.2022.
Puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.
Mbështetur në rezultatet e hetimit, personi i dyshuar:
– R.S, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
dyshohet se veprën e dhunimit, ndaj ankueses (femër) e ka kryer, duke u prezantuar rrejshëm (si zyrtar policor).
Me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të denimit, pasi që ndaj tij kanë qenë 7 urdhëresa aktive nga Gjykata.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje