Në kuadër të veprimeve operative që po ndërmarrin zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi është realizuar mbrëmë në rrugën “Mane Shyti” në Prishtinë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar:
Ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, si dhe janë realizuar dy urdhëresa të gjykatës të cilat ishin aktive.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.