Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje , sekuestrohen armë zjarri

Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, nga zyrtarët e stacionit policor të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi është realizuar mbrëmë pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
Personit të dyshuar i janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.
Ndaj personit të dyshuar B.E, mashkull 41 vjeç, në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje