Me datën 17 mars .2022 rreth orës 20:35 Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën “Betim Berisha” ne Prizren personi N K mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1980), kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tije, po asht e ka demoluar shtëpinë duke shfaqur agresivitet te theksuar.
Reagimi policor ishte i menjëhershëm në lidhje me këtë rast, ku zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë marr me rastin. Viktimës i është afruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar. I dyshuari ka treguar se posedon armë me leje përkatëse. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• Një Pistoletë
• Një Pushkë M 48
• 169 fishek te llojeve dhe kalibër te ndryshëm dhe
• Një karikator
Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori shtetit , është iniciuar rasti dhe personi i dyshuar me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë për procedura të mëtejme.