Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Vushtrri, 29 gusht 2022
Në orët e mbrëmjes së datë 29 gusht 2022, njësitet policore në Vushtrri kanë arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara pasi te i njëjti gjatë kontrollit të detajuar në brez i është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Pistoletë me pesëmbëdhjetë (15) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G. B., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje