Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjilan pas veprimeve mirë të organizuara operative kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin shtetas i Kosovës (1997).
Ai dyshohet se më 2 dhjetor 2020, në Gjilan duke shfrytëzuar mos prezencën e punëtorëve në një sektor të një marketi (parfumerisë) dyshohet të ketë vjedhur gjësende të ndryshme dhe më pas ka ikur nga marketi.
I dyshuari i lartshënuar ka dy urdhër arreste në Gjykatën Themelore në Gjilan për dy rastet të vjedhjeve që dyshohet t’i ketë kryer më heret.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Janë gjetur prova të qëndrueshme se i njëjti është i dyshuar si i përfshirë në një numër të madh të rasteve të veprave penale të ‘vjedhjeve’ dhe ‘vjedhjeve të rënda’.
Me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti procedohet në PTH.