Arrestohet një i dyshuar për veprën penale “Organizimi i Skemave Piramidale”
Mitrovicë Veri , 19 dhjetor 2024
Njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë- Mitrovicë Veri, në kuadër të detyrave të rregullta gjersa ishin në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë ku gjatë kontrollit tek shoferi (M.K) i moshës 40 vjeçare kanë gjetur rreth 100 kartela të lojërave të fatit si dhe një telefon.
I dyshuari është sjellë në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit ndërsa kartelat e dyshuara si dhe telefoni janë sekuestruar.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Policia apelon te të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe rithekson përkushtimin e saj në luftimin e çdo dukurie që bie ndesh me ligjin. Çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke u siguruar që shkelësit e ligjit të përballen me drejtësinë.
Uhapšen osumnjičen za krivično delo „Organizovanje piramidalnih šema“
Mitrovica Sever, 19. Decembar 2024
Policijske jedinice Regionalne policijske uprave – Mitrovica Sever, u okviru redovnih aktivnosti na kontrolnoj tačci su zaustavili automobil u kome su prilikom rutinske kontrole kod vozača (M.K.) 40 god. pronašli oko 100 lutriskih kartica kao i telefon.
Osumnjičeni je priveden u policijsku stanicu gde su ga istražitelji saslušali, a oduzete su mu kartice i telefon.
Sve preduzete radnje predočene su tužiocu predmeta, gde je nakon saslušanja, odlukom tužioca, osumnjičeni pušten na slobodu i predmet je nastavljen redovnim postupkom.
Policija apeluje na sve građane na saradnju i ponavlja svoju posvećenost borbi protiv svake pojave koja je u suprotnosti sa zakonom. Svaki slučaj će biti tretiran ozbiljno i odgovorno, osiguravajući da se prekršioci zakona suoče sa pravdom.