Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për rastin Vjedhje e Rëndë

Prishtinë, 31 janar 2022 – Më datë 27.01.2022, rreth orës 10:00, është raportuar se në xhaminë e fshatit Milloshevë të komunës së Obiliqit ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar me mbledhjen e informacioneve në rrugë operative si dhe me ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore të cilat sot kanë rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit;

-S. M, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, i dyshuari, me aktvendim për ndalim të nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar më tej në dyshimet për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje