Skenderaj, më 1 shkurt 2022
Njësitet policore, në orët e mbrëmjes, datë 01.02. 2022, kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirjen në veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në lokalin e tij zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.
Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) televizorë, tre (3 ) kompjuterë, dy (2) printerë, tiketa të basteve dhe një shumë e parave.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedure të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’