Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’

Prishtinë, më 10 tetor 2024
Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NjRHKEK) Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar. Personi, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale.
Gjatë trajtimit të rastit, policia në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit B.M., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar).
Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur:
-161.485 (njëqind e gjashtëdhjetë e njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) euro,
-2320 (dymijë e treqind e njëzet) franga zvicerane,
-2300 (dymijë e treqind) dollar amerikan,
-80.850 (tetëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) denar maqedonas,
-696 kilogram mjaltë (produkt i dyshimtë pa prejardhje),
-250 kilogram fasule (pa prejardhje),
-Një pushkë e gjatë (pushkë ajrore),
-Një revole,
-Një veturë dhe
-Një telefon.
Për rastin me mallin e kontrabandë (mjalti dhe fasulja), është ftuar për trajtim njësia e Doganës së Kosovës.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje