Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Rahovec, 1 shkurt 2023
Me datën 01.02.2023, Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim me Stacionin Policor në Rahovec, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, kanë kryer kontroll në tri lokacione mbi dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në njërin nga këto lokacione (në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec) është arrestuar i dyshuari B. B., i lindur në vitin 1985, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil dhe një shumë parash të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje