Prishtinë, 10 korrik 2023 – Zyrtarët policor të stacionit policor Veriu, kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosjeje.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 11:30, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, me ç’ rast policia arrestoi të dyshuarin;
▪︎ F. R, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si të dyshuar të implikuar në rast.
Ndërlidhur me rastin policia gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar edhe;
▪︎ Një revole të kalibrit 7.65 mm
▪︎ Dy copë fishekë të kalibrit 7.65 mm, si dhe
▪︎ Një thikë.
Ndaj të dyshuarit policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale ” Kanosja” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe i njëjti është proceduar më tej.