Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për kanosje dhe i sekuestrohet një armë në Prizren

Prizren, 31 Mars 2023
Me datë 30 Mars 2023, rreth orës 16:00 , policia është informuar nëpërmes telefonit se në fshatin Korishe, KK Prizren ka një mosmarrëveshje në mes dy personave dhe dyshohet se njëri nga ata ka nxjerre armen dhe ka drejtuar ne drejtim te viktimës.
Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren –veri menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe aty ka hasur të dyshuarin L.S 26 vjeç dhe viktimën SH.B. 32 vjeç dhe dëshmitaret e tjerë.
Policia i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, është arrestuar i dyshuari dhe është sekuestruar arma me gas EKOL Jackal Dual Compact, Cal 9 mm me 5 fishek .
Në Stacionin Policor Prizren-veri janë intervistuar palët, është kontaktuar Prokurori Kujdestar, në konsultim më të rasti është cilësuar si ” Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve” dhe ”Kanosje” , i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje