Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për ‘falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’ – Uhapšen je jedan osumnjičeni za “falsifikovanje dokumenata” i “prevaru”

Prishtinë, më 27 qershor 2023
Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë trajtuar një informatë lidhur me një person i cili dyshohet të ketë aplikuar për kredi-lizing në një bankë me dokumente të falsifikuara.
Gjatë veprimeve hetimore, janë siguruar dëshmi se i dyshuari Sh.Sh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë procedurave të kredi-marrjes, ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferi, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë, të cilat dokumente është vërtetuar se janë të falsifikuara.
I dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 €uro. I dyshuari pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMW X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur. Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar.
Sot, më 27.06.2023 është arritur të arrestohet ky person i cili më pastaj është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës dhe ndaj tij është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’. I dyshuari me aktvendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.
Uhapšen je jedan osumnjičeni za “falsifikovanje dokumenata” i “prevaru”
Priština, 27 jun 2023
Policijski istražnici Sektora za Istragu Privrednog Kriminala tretiralin su informaciju u vezi sa jednim licem za kojeg se sumnja da je sa falsifikovanim dokumentima podneo zahtev za kredit-lizing u banci.
Tokom istražnih radnji pribavljeni su dokazi da je osumnjičeni Sh.Sh., (rođen 1987. god., muškarac, kosovskog državljanstva), tokom procedure uzimanja kredita, predočio je dokumenta kao što su: lična karta, vozačka dozvola, stanje na bankovnom računu, ugovor o radu i ugovor o kiriji, za koje dokumente je dokazano da su falsifikovani.
Osumnjičeni je uspeo da dobije odobrenje za kredit u iznosu od 71.250 evra. Osumnjičeni je, nakon odobrenja lizinga od strane bankarske institucije, isti je imao u posed vozilo BMW X7 koji je primio sa lizingom za navedeni iznos. Nakon izvršene identifikacije osumnjičenog, od strane službenih lica bankarske institucije, od osumnjičenog je oduzeto vozilo.
Danas, 27.06.2023. godine, uhapšeno je ovo lice koje je potom saslušano u prisustvu njegovog branioca i protiv njega je pokrenut postupak za krivična dela „falsifikovanje dokumenata” i „prevara”. Osumnjičenom je po rešenju tužioca određeno zadržavanje do 48 sati.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje