Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’

Prishtinë, më 5 nëntor 2021
Zyrtarë policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, pasi kanë siguruar informata nën dyshimin e kryerjes së veprimtarisë penale nga një i dyshuar, sot më 05.11.2021, të njëjtin e kanë shoqëruar për intervistimit.
I dyshuari: B.L., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), zyrtar i gjendjes civile Lipjan, dyshohet që duke e keqpërdor detyrën e tij zyrtare ka regjistruar katër shtetas të Republikës së Shqipërisë në ‘Librin Amëz të të Lindurve’ dhe lëshuar certifikatë lindje, duke ua vjedhur identitetin katër shtetasve të Republikës së Kosovës.
Më këto veprime B. L., dyshohet se ka kryer veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.
Në konsultim dhe koordinim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore– Prishtinë, i dyshuari është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me vendim mbi ndalim nga prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje