Me datën 31.07.2024 rreth orës 00:11 është raportuara për një gjuajtje më armë zjarri në një gazmend në fshatin Sallagrazhd, Suharekë.
Policia ka reaguar menjëherë por i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin e raportuar, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës ka vazhduar hetimet dhe kanë punuar për arrestimin e të dyshuarit, i njëjti sot me datë 31.07.2024 rreth orës 08:30 është paraqitur në Stacionin Policor të Suharekës , gjithashtu e ka dorëzuar armen e zjarrit pushkë automatike (AK-47) dhe një karikator të zbrazet, pra është dorëzuar arma me të cilën dyshohet se kishte shtënë në gazmendin familjar në fshatin Sallagrazhdë , Suharekë,
I dyshuari ( S. N. 27 vjeç ) është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalet në ndalim policor për 48 orë.
Arma dhe karikatori janë sekuestruar gjithashtu.
Kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.