Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një (1) person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Pejë, 20 shkurt 2020

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga  Gjykata Themelore në Pejë, i cili ishte i dënuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin A. B. i lindur me 1988, m/k/sh, i cili është i dënuar për këtë vepër penale

I dyshuari ka edhe tri (3), urdhër arreste të lëshuara nga e njëjta gjykatë, të cilat do të procedohen më vonë.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë, për vuajtje të dënimit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje