Pejë, 29 tetor 2021
Me datë 28.10.2021 rreth orës 20:15, patrulla e Njësitit Rajonal të komunikacionit rrugor DRP Pejë, ka ndaluar një veturë me targa vendore, pas kontrollimit dhe verifikimit të personit i njëjti rezulton se është i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
I dyshuari është arrestuar dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në qendrën e mbajtjes deri sa të dërgohet para Gjyqtarit në gjykatës kompetente.