Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një (1) person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë”

Pejë, 4 shkurt 2022
Më datë 03 shkurt 2022 rreth orës 19:50, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Orroberd – Istog.
Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty është informuar se një (1) person është lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë), viktima është dërguar fillimisht në QKMF Istog, dhe nga aty me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur, ndërsa ne vendngjarje është gjetur mjeti i mprehtë (thika) e cila dyshohet se është përdorur në rast
Pas një pune intensive të Policisë, është arritur vendndodhja e personit të dyshuar, i cili është arrestuar nga Policia.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje