Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një (1) person i dyshuar për veprën penale “ Vjedhje”

Pejë, 29 korrik 2021
Me datë 28.07.2021, për derisa Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), ishin duke patrulluar në rrugën “ Ker Sadria” Pejë- Rugovë.
Viktimat turist shtetas Arab/Arabia Saudite, kanë ndaluar Policinë tek vendi i quajtur “ te sharra” dhe kanë raportuar se nga vetura e tyre të cilën e kishin të parkuar, personi i dyshuar kishte vjedhur nga vetura e viktimave:
• Një (1) llap top
• Tre (3) telefona mobil, dhe gjëra tjera personale.
NJRSH së bashku me viktimat e rastit kanë gjurmuar njërin nga telefonat për lokacionin e tij, Policia iu është vënë pas, dhe kanë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Qerim-Gjakovë, gjatë kontrollimit të veturës nga Policia, janë gjetur dhe konfiskuar:
• Shtatëmijë ( 7000) franga zvicerane
• Dyqind (200) euro
• Treqind e njëzet e gjashtë (326) dollar Amerikan
• Tre (3) telefona mobil
• Një (1) llap top
• Një (1) palë syze
• Tri (3) paketime cigare
• Një (1) parfum
Me urdhër të Prokurorit të shtetit gjësendet e vjedhura iu janë kthyer viktimave, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48- orëve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje