Me datё 06.09.2023, Stacioni Policor nё Deçan, kanё siguruar njё informacion se nё fshatin Vranoc i vogёl-Deçan, nga person-a te pandërgjegjshëm është duke u dëmtuar shtrati i lumit ”Lumbardhi I Deçanit”, i cili përmes veprimtarisë ilegale tё nxjerrjes (eksploatimit) tё zhavorrit nga shtrati i lumit dhe brigjet e tij.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Deçan, menjëherë iu kanё përgjigjur rastit, ёshtё bёrё identifikimi dhe arrestimi i personit tё dyshuar, i njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit.
Nё koordinim me prokurorin e shtetit dhe bashkëpunim me Inspektoret adekuat te MMPHI –se, dhe KPMM-se –Prishtinë, tё cilët po ashtu kane dalё nё vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarr veprimet adekuate ligjore duke bёrё sekuestrimin e përkohshëm tё disa mjeteve te rёnda:
• Tre (3) ekskavator dhe
• Dy (2) gurthyes
Me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё liruar, ndërsa rasti shkon nё procedurë tё rregullt.