Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Klinë, më datë 16.09.2024, rreth orës 12:00, është njoftuar nga ankuesi se më datë 14.09.2024, persona të panjohur, ndërsa ndodheshin në një lokal në fshatin Shtaricë, Klinë, një person kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të oborrit të ankuesit.
Njësitet relevante të Stacionit Policor Klinë menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e armës.
Pas një pune intensive të hetuesve të Stacionit Policor në Klinë, më datë 18.09.2024, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari i këtij rasti, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar:
• Një (1) armë pistoletë Browning cal: 7.65mm
• Një (1) karikator i së njëjtës armë
• Një (1) gëzhojë
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.