Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një personi i dyshuar për rastin tentim vrasje ndaj personave zyrtar

Prishtinë, 19 tetor 2017 –Sot rreth orës 03:00, policia  ka marrë informacionin për një rast vjedhjeje në progres  në rrugën “Idriz Gjilani” në lagjen Dardania, në Prishtinë.

Me të marr informacionin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në gjendje flagrante ka hasur në personin e dyshuar,  i cili në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor me shpejtësi është futur në automjetin Golf V ngjyrë e zezë, dhe në ikje e sipër nga vendi i ngjarjes i njëjti me automjetin në fjalë ka goditur tre zyrtarët policor që kanë qenë në vendngjarje duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore. 

Në të njëjtën kohë i dyshuari ka goditur – aksidentuar edhe automjetin policor duke  shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Zyrtarët policor duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbenin një kërcënim të drejtpërdrejtë,  potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme.

Me këtë rast i dyshuari; 

 

A. Sogojeva,  mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka marrë lëndime 

trupore për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore në QKUK, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Zyrtarët policor të lënduar në këtë rast, kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe përkundër lëndimeve të shumta  janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh.

Përveç operacionit të bastisjes i ndërmarrë sot përkitazi me rastin, policia në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë përkatës po kryejnë edhe veprimet e tjera të nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje