Prishtinë, 24 shtator 2014
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Gjilan, sot (24.9.2014) ka realizuar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar një person të dyshuar, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Personi i arrestuar është:
R. L. zyrtar në komunën e Kamenicës
Bazuar në hetimet preliminare policore personi i dyshuar, tashmë i arrestuar nga policia, me veprime të kundërligjshme u ka ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit fiktiv operatorëve ekonomikë në Kamenicë, të cilët kanë bërë eksploatimin e zhavorrit në mënyrë të kundërligjshme. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.