Prishtinë, 6 dhjetor 2016– Sot rreth orës 03:30 nga hetuesit policor të stacionit të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën kanosje.
Rasti ka ndodhur në fshatin Arllat, saktësisht në një kafene, ku me armë zjarri, është kërcënuar ankuesi (45 vjeç, mashkull shtetas i Republikës së Kosovës).
Me të marrë informatën, policia menjëherë ka ndërmarrë një varg veprimesh, që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:
K. H, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Po ashtu lidhur me rastin në fjalë policia ka konfiskuar :
Një Pushke automatike AK-47
Një karikatorë si dhe
Dyzetedy fishekë të kalibrave të ndryshëm
Pas arrestimit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit, prej 48 orësh. Ndaj tij janë hapur rastet Kanosje dhe Mbajtje në pronësi posedim, kontroll i paautorizuar i armëve.
Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.