Prizren, 4 dhjetor 2018
Me datën 3 dhjetor Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’, i cili kanë ndodhur në fshatin Nashec të Prizrenit, ku pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar (GJ. S.).
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.
Me respekt
Zyra për Informim
DRP – Prizren