Prishtinë, 29 shkurt 2016 – Më datë 29.02.2016 rreth orës 09:00, konform detyrimit ligjor policia ka realizuar një mandat arresti të natyrës proceduese të urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në shqyrtim gjyqësor.
Urdhëresa e nxjerrë në muajin shkurt të këtij viti, ka specifikuar detyrimin për policinë që të pandehurin posa ta takoj, ta ndaloj ta arrestoj dhe ta transferoj në qendrën e paraburgimit.
Për më shumë të pandehurit më datë 22.02.2016 policia i ka dërguar ftesën zyrtare për paraqitje në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, gjithashtu më datë 23.02.2016 të njëjtin polica e ka kërkuar në shtëpinë e tij, si dhe tri herë të tjera në vendin e punës së tij, porse asnjëherë i pandehuri nuk është hasur nga ana e policisë si dhe vullnetarisht nuk është paraqitur.
Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës.
Në ndërkohë që policia ka ushtruar autorizimet e saj në ketë rast, është penguar nga dy persona të tjerë të cilët janë arrestuar nga ana e policisë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.
Të njëjtit pas kryerjes së veprimeve të nevojshme nga ana e policisë janë liruar në procedurë të rregullt.