Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

 

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Prishtinë, 28 shkurt 2019 – Sot, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme e rajonit të Prishtinës, e përkrahur edhe nga Njësiti Special Operativ , konform urdhëresës së lëshuar nga Gjykata themelore, ka ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku është bërë bastisja e tri lokacioneve të ndryshme si dhe arrestimi i një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rezultat i një pune operative dhe hetimore që hetuesit policor kanë bërë lidhur me identifikimin dhe kapjen e personave të inkriminuar në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në nëntor të vitit 2018 në fshatin Dobroshevc të Drenasit.

Operacioni i bastisjes ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e:

• Një arme automatike AK 47,

• dy karikatorë,

• 23 fishekë si dhe dëshmi të tjera që mund të ndërlidhen me një rast (vjedhje e rëndë)

Personit të dyshuar:

 F. M, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i është shqiptuar masa e ndalimit dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij po ashtu është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje