Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’

Podujevë, 13 janar 2014 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, pas një analize të hollësishme të situatës kriminale në rajon, duke u mbështetur në shqetësimet e fundit në lidhje me disa vepra kriminale që për tendencë kanë pasur vjedhjen e pasurisë, ka identifikuar format, metodat dhe mënyrat e zhvillimit të këtyre aktiviteteve kriminale dhe kanë marrë masat e duhura policore operative e hetimore për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e të gjitha formave të këtyre veprave. Në kuadër të ndërmarrjes së këtyre masave me datën 12.1.2014, njësitet policore të stacionit të Podujevës, rreth orës 23:30, kanë arrestuar një person të dyshuar, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se është i përfshirë në një rast të ‘vjedhjes së rëndë’.Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq, ku nga antenat e dy kompanive telefonike, janë vjedhur derivate (naftë) rreth 420 litra. Derivate këto të cilat janë gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë.Automjeti (kombibus) i tipit VW, ngjyrë e kaltër me targa të Republikës së Kosovës, me të cilën po qarkullonin personat e dyshuar është ndaluar nga ana e policisë, në fshatin Batllavë, ku edhe është arrestuar personi i dyshuar, ndërkohë që tre të dyshuarit e tjerë janë arratisur. Personi i arrestuar:
• F. D. (mashkull) 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, përderisa policia është vënë në ndjekje të tre të dyshuarve të tjerë të cilët janë identifikuar. Bazuar në rezultatin e hetimeve fillestare si dhe në të gjeturat që policia ka siguruar nga ky rast, dyshohet se personat e njëjtë duke vepruar si grup, mund të jenë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve (vjedhje bagëtish) të ndodhura në fshatrat e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit dhe Vushtrrisë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje