Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Vushtrri, 18 prill 2018

Me datën 18 prill 2018, në orët e hershme të mëngjesit, në stacionin policor në Vushtrri, ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar një rast të vjedhjes së rëndë, ku sipas ankuesit thuhej se nga lokali i tij që ndodhej në rrugën ‘Faruk Beqiri” ishin vjedhur vegla pune në vlerë mbi 2500 euro. 

Me të pranuar informacionin njësi relevante  policore  me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Veprimet policore, duke pasur parasysh rrethanat kohore të mëngjesit të hershëm, ishin orientuar në një perimetër më të gjerë nga vendi i ngjarjes, ku pas një kohe të shkurtër   në një distancë jo shumë larg vendit të ngjarjes kanë identifikuar personin e dyshuar R. H. 21 vjeçar, i cili është arrestuar nga Policia.

Përveç arrestimit të të dyshuarit, në cilësi të provave materia Policia ka  gjetur veglat e punës të  cilat i dyshuari  i kishte fshehur në një lokacion tjetër, ku pas kryerjes së procedurave  verifikuese  veglat e punës i janë kthyer pronarit. 

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të  çështjes, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë.

   

   

Zyra për Informim Publik

Drejtoria Rajonale e Policisë-Mitrovicë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje