13.05.2019, Ferizaj
Hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Stacionit Policor të Ferizajt, kanë arrestuar të dyshuarin A. K. (m/sh/k /20 vjeç) me dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të shantazhit ndaj viktimës femër, e mitur.
Për disa ditë rresht, i dyshuari, përmes rrjetit social Facebook, në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar dhe shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash përndryshe do t’i publikonte disa fotografi intime të viktimës.
Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe i dyshuari është arrestuar në flagrancë derisa ishte duke ia marrë 100 euro nga viktima.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti pas kompletimit do të procedohet në prokurori.