Pejë, 7 maj 2019
Me datën 6 maj 2019 rreth orës 09:00, pranë Stacionit Policor në Deçan, viktima ka raportuar se është kanosur nga persona të dyshuar, duke i vënë para derës së shtëpisë së tij disa fishekë të armës së zjarrit (AK47, kal. 7.62 mm).
Njësitet patrulluese së bashku me Njësitin e Hetimeve të Stacionit Policor në Deçan, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë shikimin, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar prova dhe dëshmi që ndërlidhen me rastin e kanosjes.
Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, janë siguruar informacione për personin e dyshuar dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake me datën dhe ditën e njëjtë është kryer një kontroll-bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar:
• M. B. lindur me 1970 m/k/sh
Gjatë kontrollit nuk është gjetur diçka ilegale apo e dyshimtë.
I dyshuari është arrestuar dhe gjatë hetimeve janë gjetur edhe prova shtesë, me ç’rast i dyshuari ka pohuar se e ka kryer këtë vepër penale ‘kanosje’.
Hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar motivin e kësaj vepre penale.