Prishtinë, 13 dhjetor 2016 – Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.
Operacioni i fundit është realizuar dje nga njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, me ç’ rast është arrestuar një person i dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhur 09.12.2016 rreth orës 21:30, në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur, në një dyqan ku personi i dyshuar nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), ka arritur që të grabis para të gatshme nga punëtorët e dyqanit.
Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:
•
L. B, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e banesës së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar :
disa qese me substanca narkotike, (dyshohet marihuanë)
një sprej Protect,
një këllëf i armës Glock ,
një boks i hekurt ,
dy telefona celular,
dy kaçavida,
tre çelësa,
dy USB si dhe gjëra të tjera si prova materiale për dokumentimin e veprave që dyshohet të jenë kryer nga ky person.
Personi i arrestuar me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes. Përveç grabitjes ai ngarkohet edhe me veprën Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge dhe armëmbajtje pa leje.Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po i njëjti person mund të jetë i përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë(grabitje).