Prishtinë, 26 nëntor 2014
Me 26.12.2014 në Rajonin e Prishtinës, Drejtoria Kundër Terrorizmit, të përkrahur nga njësitë relevante policore, e kanë zbatuar Autorizimin e Prokurorit të PSRK-së, për arrestimin e personit të pandehur F. Ll. viti i lindjes 1990. Ndaj këtij personi PSRK-ja është duke zhvilluar hetime, me dyshimet në drejtim të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” e sanksionuar nga neni 143 i Kodit Penal të Kosovës. Njësitë policore gjatë realizimit të planit kanë kontrolluar edhe shtëpinë e këtij të pandehuri, me ç`rast është gjetur edhe një revole e cila është konfiskuar si dëshmi në procedurën e mëtejshme ndaj këtij të pandehuri. Me urdhër të Prokurorit të PSRK-së, të pandehurit ju shqiptohet masa e ndalimit për 48 orësh.