Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe identifikohet një viktimë e shfrytëzuar për ‘lypësi të detyruar’

Prishtinë, 19 qershor 2014/ Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, njësia në Prishtinë, me 18.6.2014 në kuadër të implementimit të planit operativ policor “Identifikimi i lëmoshëkërkuesve si viktima të mundshme të ‘trafikimit me njerëz’ ka arrestuar një person me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “trafikim me njerëz”. Gjatë këtij plani policor zyrtarët policorë nga kjo njësi kanë identifikuar një viktimë potenciale të ‘trafikimit me njerëz’, për të cilën dyshohet se është shfrytëzuar për ‘lypësi të detyruar’. Lidhur me rastin është identifikuar dhe është arrestuar personi i dyshuari F. B. (1989) mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit përkatës është dërguar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore. Viktima e rastit është strehuar në ‘Shtëpinë e sigurt’ për viktimat e trafikimit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje