Prishtinë, 3 shtator 2014
Me 2.9.2014 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar një person të dyshuar, me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Privimi i kundërligjshëm i lirisë’ . Personi i arrestuar është: • Sh. B. i lindur me 1983 m/sh/k Operacioni policor ka filluar pas informatave që policia kishte siguruar përmes rrugëve operative se personi i dyshuar, tashmë i arrestuar, kishte mbajtur viktimën femër kosovare në kushtet e skllavërisë duke ia kufizuar lirinë e lëvizjes përmes kërcënimit. Gjatë operacionit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike AK 47, një karikator , 14 fishekë dhe prova tjera materiale. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, kurse viktima e rastit është strehuar në shtëpinë e sigurt sipas procedurave standarde të veprimit.