Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për ‘kontrabandim me migrantë’ dhe ‘falsifikim të dokumenteve’

Prishtinë, 22 tetor 2014
Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, të asistuar nga njësitë tjera të Departamentit për kufij si dhe stacionit policor të Rahovecit, sot (22.10.2014), duke filluar nga ora 07:30 e mëngjesit, ka realizuar një operacion policor, ku me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren janë kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme të komunës së Rahovecit.
Gjatë realizimit të bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale, qindra dokumente të ndryshme, kryesisht serbe, duke përfshirë;
• pasaporta,
• letërnjoftime,
• certifikata të lindjes, të shtetësisë dhe
• forma të ndryshme të aplikimeve për nxjerrjen e dokumenteve. Lidhur me këtë rast rreth orës 07:00 të mëngjesit, në Pikën Kufitare në Merdare është ndaluar dhe njëherësh arrestuar personi i dyshuar H. P., i cili është pronar i njërës prej shtëpive të bastisura.
I njëjti dyshohet se në mënyrë të organizuar me qëllim të përfitimit material përmes rrugëve ilegale, apo me dokumente të falsifikuara, ka dërguar apo tentuar të dërgojë shtetasit kosovarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Lidhur me këtë rast hetimet janë udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe për këtë ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprat penale ‘kontrabandim me migrantë’ dhe ‘falsifikim të dokumenteve’ dhe i njëjti me autorizimin e prokurorit kompetent dërgohet në mbajtje.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje