Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për ‘kontrabandim me migrant’

Prishtinë, 20 nëntor 2014
Sot, me 20.11.2014, rreth orës 06:00, në Prishtinë, Policia e Kosovës, respektivisht njësitë patrulluese të stacionit policor ‘Veriu’ të regjionit të Prishtinës kanë ndaluar dy vetura, në të cilat ndodheshin nëntë (9) persona. Gjatë identifikimit dhe kontrollimit është dyshuar se ky rast ka të bëjë me veprime ilegale të kontrabandimit me njerëz, ku viktimat e këtij rasti janë një familje gjashtë anëtarëshe nga rajoni i Ferizajt. Gjatë hetimeve preliminare policore lidhur me rastin dyshohet se familja gjashtë anëtarëshe, duke përfshirë tre fëmijë dhe një person tjetër, dyshohej se pretendonin që përmes Serbisë të shkojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.I dyshuari me inicialet T. K. mashkull shqiptar/kosovar, dyshohet se për secilin nga viktimat e kontrabanduara për përfitime materiale kishte kërkuar para në vlerë prej 3600 (tre mijë e gjashtë qind) euro.Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje