Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për ‘kontrabandim me migrant’

 Prishtinë, 16 tetor 2014 Me 15.10.2014 rreth orës 20:00, në pikëkalimin kufitar në Jarinje, Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë dhe ta ndalojë të dyshuarin B. L., i lindur me 1976, shtetas i Republikës së Serbisë, pjesëtar i komunitetit ashakali, i cili ka qenë i kërkuar nga Departamenti i Hetimeve i Policisë Kufitare i Policisë së Kosovës dhe gjendej në Stop Listën e autoriteteve kufitare. Sipas hetimeve preliminare të kryera nga Policia e Kosovës ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari me qëllim të përfitimit material ka bërë kontrabandimin e shtetasve kosovarë, kryesisht të komuniteteve ashkali, romë dhe egjiptianë në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, duke kryer kështu veprën penale ‘kontrabandim me migrant’. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim me prokurorin kompetent dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje. Vlen të theksohet lidhur me çështjet e kontrabanimit me migrantë se ekzistojnë informata që një pjesëtar i komunitetit ashakali me inicialet F. B. i kontrabanduar nga i dyshuari tashmë i arrestuar B. L., qëllimisht ka djegur shtëpinë e tij dhe ka paraqitur këtë si dëshmi kinse është i përndjekur nga komuniteti shumicë në Kosovë, me qëllim të përfitimit të azilit. Policia e Kosovës është e përkushtuar në luftimin e rasteve të “kontrabandimit me migrant” dhe njëkohësisht apelon tek të gjithë qytetarët e vendit që të mos bien pre e mashtrimeve nga persona të dyshuar të cilët për përfitime materiale, manipulojnë me ju dhe rrezikojnë jetët tuaja duke ju premtuar se do të ju dërgojnë në vendet perëndimore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje