Shtime, 14 dhjetor 2017
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia është informuar për një grabitje me armë e cila ka ndodhur në Shtime.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta në një kazino, me ç’rast dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve (revole), duke e goditur punëtorin e sigurimit, të njëjtin e kanë detyruar punëtorin e kazinosë që ta hapë kasafortën.
Sipas raporteve, të dyshuarit kanë marrë shumën e parave prej 5904 (pesë mijë e nëntëqind e katër) euro, portofolin e kazinosë dhe dy telefona celularë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Pas grumbullimit të informacioneve dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kanë arritur që ta arrestojnë njërin prej të dyshuarve, i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.