Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’

Mitrovicë, 5 janar 2019

      Gjatë një pike kontrolli, me datën 05.02.2019 Njësia për Reagim të Shpejtë, ka ndaluar një veturë Golf II, ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një thes i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

      Në vendin e ngjarjes kanë dalë Forenzika rajonale dhe Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë.

    Nga Policia është arrestuar personi i dyshuar B. R., 29 vjeçar dhe si dëshmi materiale është konfiskuar paketimi-thesi i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ku pesha e përgjithshme rezulton rreth 10.550 gramë (10 kg 550 gramë).
   
    Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit B. R., 29 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ nga neni 273 i KPK-së.

      

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje