Mitrovicë, 15 prill 2015
Policia e Kosovës, sot me datën 15 prill 2015, rreth orës 06:15 ka ndërmarrë një operacion policor me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, me ç’rast është bërë bastisja e një shtëpie në një paralagje të Mitrovicës, në Vaganicë, konkretisht në shtëpinë e të dyshuarit, i cili tanimë është arrestuar:
• A. H. lindur më 1981 m/sh/k
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur municion i ndryshëm, si dhe nëntë shtetas të huaj të cilët ishin pa dokumentacion përkatës, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor ‘Jugu’.
Gjësendet e konfiskuara gjatë kësaj bastisje janë:
• Raketahedhës krahu antitank (murtajë) RPG-7,
• tri (3) projektil të lansuesit RPG-7,
• katër (4) propellant shtytës të projektileve RPG-7,
• gjashtë (6) fishekë për pistoletë
• një (1) karikator.
Në operacionin policor përveç njësisë së Hetimeve Rajonale dhe Njësisë për Reagim të Shpejtë, ka marrë pjesë edhe Njësia IEDD, e cila ka bërë tërheqjen e një raketa hedhësi krahu antitank (murtajë) RPG-7, tri (3) Projektil të lansuesit RPG-7, katër (4) propellant shtytës të projektileve RPG-7.
Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizimin e prokurorit kompetent, kurse ndaj të dyshuarit A. H. është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.