Prizren, 15.12.2017
Gjatë një plani operativ, hetues policorë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘armëmbajtje ilegale’. Policia tek i njëjti ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë të zjarrit pistoletë me nr. serik 662528-1964 dhe një karikator me dy fishekë.
Gjatë mbledhjes së informatave për personin e dyshuar, Policia ka arritur të sigurojë një informacion të besueshëm i cili bënte me dije se i njëjti posedonte një pistoletë.
Gjatë intervistës i dyshuari i ka treguar Policisë për armën e cila më pas është sekuestruar.
Provat materiale dhe shkresat e lëndëve i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.
Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt.