Pejë, 23 tetor 2014
Informatë shtesë
Me datën 22.10.14 Njësiti për Krime të Rënda në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo hetimore për hetimin e rastit të raportuar me datën 7.10.14, si ‘hetim i vdekjes’, ku viktimë ishte N. T. 1941 femër e nacionalitetit K/rom, ka siguruar dëshmi të bazuara mirë dhe ka arritur të zbulojë se rasti në fjalë ka të bëjë me ‘vrasje’ dhe me urdhër të prokurorit është riklasifikuar i tillë.
Njësitet e lartcekura të rajonit të Pejës deri tek ky rezultat kanë arritur falë bashkëpunimit dhe verifikimit të dëshmive të gjetura dhe punës profesionale të treguar dhe mirë të organizuar. Andaj, nën udhëzimin dhe koordinimin me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe bashkëpunimit me njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, është arritur edhe kapja e të dyshimtit për këtë vepër S. O. K/Ashkali nga Fushë Kosova. Rasti është duke u proceduar nga Njësiti për Krime të Rënda të rajonit të Pejës dhe me urdhër të prokurorit themelor të dyshimtit i është caktuar ndalimi policor prej 24 orësh.
Gjendet një trup i pajetë i një femre në lumin Lumbardhë të Pejës
Pejë, 7 tetor 2014
Me datën 7.10.2014 rreth orës 06.45, një qytetar ka raportuar PK-në se derisa kishte shkonte për të punuar në lokalin e tij, kishte vërejtur në lumin Lumbardhë një person të gjinisë femërore të shtrirë në lum. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë shkuar në vendngjarje dhe aty kanë arritur edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Rastit i janë përgjigjur edhe njësitet tjera relevante si dhe prokurori i shtetit.
Hetuesit kanë arritur që të identifikojnë viktimën, shtetasen e nacionalitetit rom N. T. (27.12.1941) lindur dhe banuese në lagjen “7 Shtatori” në Pejë.Me urdhër të prokurorit të çështjes viktima dërgohet për obduksion. Njësiti i mjekësisë ligjore rreth orës 10:10 kanë tërhequr viktimën dhe dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.Lidhur me këtë hetuesit rajonalë në bashkëpunim të plotë edhe me prokurorin e shtetit po zhvillojnë hetime për të zbuluar të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe rasti është klasifikuar si ‘hetim i vdekjes’.