Prishtinë, 20 nëntor 2014
Sot me datën 20.11.2014, rreth orës 09:00, Drejtoria Kundër Terrorizmit në koordinim me Drejtorinë Rajonale të Prishtinës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka realizuar një operacion policor në qytetin e Prishtinë. Operacioni policor është realizuar nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale ‘organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist’.Lidhur me këtë rast është arrestuar personi i dyshuar:• B. B. i lindur me 1985 m/sh/k I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale sipas nenit 143 të kodit Penal të Kosovës, i cili ka qenë në kërkim nga policia nga 11 gushti i vitit 2014 dhe ka qëndruar në arrati deri më tani. Të gjitha veprimet policore për këtë rast janë kryer nën autorizimin e Prokurorisë Themelore, kurse të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.